Të jesh i bukur dhe të vdesësh – Kostis Palamas (e-book)

Në vëllimin me tregime dhe novela Të jesh i bukur dhe të vdesësh përmblidhet krijimtaria më e mirë prozaike e Kostos Palamas. Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me çdo mënyrë dhe formë qoftë, madje edhe duke u tërhequr zvarrë.

Në tregimin e gjatë Besëprerë Palamas trajton me sarkazëm korrupsionin e klasës politike, karakterin mashtrues të premtimeve parazgjedhore, naivitetin fëmijëror të votuesve, autosugjestionin ideologjik dhe politik të elektoratit para zgjedhjeve dhe zhgënjimin tërësor pas tyre.

Konceptim të ndryshëm artistik realist ka dhe tregimi Shkolla dhe shtëpia ku Palamas tregon disa nga traumat e fëmijërisë së tij.

Proza tregimtare e Palamas-it dallohet për konceptime interesante figurative për përshkrime të gjalla, për figura të besueshme dhe jetësore, por, në mënyrë të veçantë, për lirizmin poetik dhe aftësitë e tij fjalëformuese, gjuhën e pasur dhe të punuar, cilësi që karakterizon gjithë veprën letrare të shkrimtarit të madh.

Përmbajtja & Parathënie – Shfaq në PDF 

4.49

Κωδικός προϊόντος: 002-1 Κατηγορίες: , ,

Περιγραφή

Kostis Palamas – Të jesh i bukur dhe të vdesësh

Novela dhe tregime – Botimi i 1-rë, prill 2016

Përgatiti: Stavri J. DAJO, Redaktore: Eljona ZANA, Faqosje: Markel DAJO, Kopertina: Romina BALLAMAÇI

ISBN: 978-618-82114-1-4         © Literatus, 2016,  Botime Literatus

Odysseos 6, KP 54627 Selanik

T. +302310516251, F. +302310533900    info@literatus.gr

Askush, subjekt privat apo shtetëror, nuk ka të drejtë të riprodhojë, përdorë dhe të botojë, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, tekstet e këtij botimi, pa miratimin paraprak të botuesit përveç rasteve kur tekstet shërbejnë për citim.